Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

24 Janar 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhejtë e dy (62) aktakuza kundër tetëdhjetë e një (81) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, në tri raste të ndara ka realizuar tri (3) sekuestrime të përkohshme, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

/ 12-17  

25-35

 

/ 6-7 4-4 5-5 10-13 62-81
Ndalimet / 9 / 1 / 1 1 / 12
Paraburgimet:

kërkesat – personat

/ 2-2 2-2 / / / 1-1 / 5-5
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / 1 / 3

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                               //////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për krime të Rënda- me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Dhunimi’’ si dhe  ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Departamenti për të Mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Kanosja’’, si dhe ka ndaluar tre (3) persona për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,  ‘’Lëndim i rënd trupor’’ si  dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur – ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Një kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhunimi”dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër Shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale“Pjesëmarrja në rrahje’’.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35)personave, për veprat penale si në vijim:

Tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar  për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Gjuetia e kundërligjshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale  “Vjedhja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, në tri raste të ndara ka realizuar tri (3) sekuestrime të përkohshme, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.