Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

23 Janar 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e katër (44) aktakuza kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) të pandehurve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit,ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka  ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

2-3 10-11  

17-26

 

/ / 4-6 5-5 6-6 44-57
Ndalimet / 8 2 / / 1 / / 11
Paraburgimet:

kërkesat – personat

/ / 2-3 / 1-1 / / / 3-4
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur  dy aktakuza kundër tre (3) të pandehurve në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Një (1) aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 6 lidhur me par 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, si dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Përgatitje e veprës penale Vrasje e Rëndë”, sipas nenit 173 par 1 nen par. 1.6 lidhur me nen par. 1.13 lidhur me nenin 27 par 2 lidhur me 1, në formë të bashkëpunimit marrëveshja për të kryer vepër penale nga neni 35 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të miturme urdhër të Prokurorit kujdestar kandaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunimi’’, si dhe është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Ndihma’’.

Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe janë ndaluar dy (2) persona për veprat penale ‘’Vjedhje’’, dhe ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër Njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale“Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) akatakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë ‘’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) akatakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë,dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprëat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

                                                              //////

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Vjedhja”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ““Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.