22 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër pesëdhejtë e gjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 7-19 | /
|
/ | 2-2 | 8-13 | 9-11 | 10-11 | 36-56 |
Ndalimet | / | 8 | 3 | / | 1 | 2 | 1 | 1 | 16 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 1-1 | 3-3 | / | 1-1 | 1-3 | 1-1 | / | 7-9 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda – me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’, si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona, për veprën penale ‘’Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’, si dhe dy (2) persona për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pauatorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe është ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë – ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale ‘’Vjedhje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale“Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) akatakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2 personave , për veprën penale ‘’Sulmi’,’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit ‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i pauatorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave në dy raste të ndara për veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
//////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Ndihma në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroia Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Dhuna në familje“, “Kanosja“ “Sulmi“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“, “Kanosja“ “Sulmi“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”.