Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

20 Janar 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka  paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

 

Ndalimet 3 1 2 2 4 12
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 1-1 3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                                                                               //////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Departamenti i Përgjithshëm-me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, dhe një (1) person për veprën penale Dhunë në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 Departamenti i përgjithshëm- Prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar dy (2) persona.  Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulm seksual”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën ‘’Grabitja’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

                                                                               //////

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë“, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje“.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

                                                             //////