18 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë (3) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa kundër tre (3) personav e, një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit , një (1) kërkesë për caktimin e masës arrestit shtëpiak, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 8-8 |
11-11
|
3-4 | – | 9-20 | 2-2 | 3-3 | 36-48 |
Ndalimet | 1 | 2 | – | 3 | 1 | 3 | – | 1 | 11 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1-1 | 1-1 | 1-1 | 2-3 | – | – | – | – | 5-6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ndaluar një (1) të dyshuar për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer këto vepra penale: Trafikim i armeve dhe municionet luftarak parashikuar me nenin 278/a i Kodit Penal të Republikës se Shqipërisë, inkriminuar edhe me Ligjin vendor, Importi , eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo mjeteve plasëse, ne vazhdim sanksionuar nga neni 364 par 2 lidhur me par 1, lidhur me nenin 31 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës se Kosovës.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer këto Vepra penale: Trafikim i armeve dhe municionet luftarak parashikuar me nenin 278/a i Kodit Penal të Republikës se Shqipërisë, inkriminuar edhe me Ligjin vendor, Importi , eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo mjeteve plasëse, ne vazhdim sanksionuar nga neni 364 par 2 lidhur me par 1, lidhur me nenin 31 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës se Kosovës.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të mitur – me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Departamenti i Përgjithshëm-me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm – Prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) kërkesë për dy (2) persona për veprën penale ‘’Organizmi i skemave piramidale’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale: ‘Dhuna në familje ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy (2) persona për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Departamenti i Krimeve të rënda ka parashtruara një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”,
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” .
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “ Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.