11 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e dy (42) aktakuza kundër dyzet e shtatë (47) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kerkesë ndaj një (1) të pandehuri për caktimin e masës për veprën penale: “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 dhe “ Shpëlarja e parave” nga neni 302 i Kodit nr.06/L-074 të Republikës se Kosovës, lidhur me nenin 56 të Ligjit nr.05/L-096 për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur dymbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 10-10 | 5-7 | – | 11-12 | – | 4-4 | 12-14 | 42-47 |
Ndalimet | – | 3 | 4 | – | 2 | 2 | 2 | 1 | 14 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1-1 | 1-1 | 2-2 | – | – | – | 2-2 | – | 6-6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kerkesë ndaj një (1) të pandehuri për caktimin e masës për veprën penale: “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 dhe “ Shpëlarja e parave” nga neni 302 i Kodit nr.06/L-074 të Republikës se Kosovës, lidhur me nenin 56 të Ligjit nr.05/L-096 për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar (2) persona për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
//////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, nën dyshimin e veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, shpërndarja, posedimi dhe shitja e paautorizuar i narktikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Lëndimi i lehtë trupor“, si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.