Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

09 Dhjetor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

/ /  

/

 

 

/ / / / / /
Ndalimet /  

3

 

3 / / 2 / / 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

/ 5-6 1-1 / / / / / 6-7
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                              //////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”, dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda- prokurori ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Shtytja në grabitje”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Kanosja ”, një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Dy (2) persona janë ndaluar për shkak se secili prej tyre veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit së ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”  sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

                                 //////

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

//////

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

                                 //////                         

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

                                  //////