08 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, si dhe ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | / |
/
|
/ | / | / | / | / | / |
Ndalimet | / |
8
|
1 | 5 | / | / | 1 | / | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 3-4 | 1-1 | / | / | 2-2 | 1-1 | / | 7-8 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Shtytja në grabitje”.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy (2) persona për veprën penale për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda- prokurori ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprat penale ““Përgatitja për kryerjen e vrasjes”, Prezantimi i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrimi”.
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Falsifikim i dokumentit ” dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) prej tyre janë ndaluar për vepra penale “Sulmi”, Një (1) për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një tjetër (1) për veprën penale “Kanosja ”si dhe një (1) person për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
//////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Lëndimi i lehtë trupor“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
//////