Ferizaj, 05 Nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.