Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 22 Tetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e tetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15)  persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë  (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.     Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14)  aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16)  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

18-24 10-10 7-7 1-2 14-16 8-8 58-67
Ndalimet 8 2 3 1 1 15
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 1-1 1-1 5-5
Bastisjet  
Sekuestrimet  

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                                                                                        //////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,  një (1) person për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja” si dhe dy (2) persona për veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë  (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 Ndalimet me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim për veprën penale ‘’Rrëmbimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithsëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për vepër penale “Kanosja”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.