Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

20 tetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar katër (4) persona, në katër (4) raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 5 4 4 1 14
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-3 4-4 1-1 8-8
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

                                             //////

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,  një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës “Grabitja”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës “Sulmi seksual”

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, në dy rastetë ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Sulmi”, dhe dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të parabrugimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër raste të ndara. Tri (3) kërkesa kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

                                                  ///////

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

                                             //////

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

7.  Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“, një (1) person për veprën penale “Vjedhja“, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“, si dhe një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhePërdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“.

 

 

8.  Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale  “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.