Prokuroria Themelore Ferizaj

Share on

Facebook

Kërkohet paraburgim për shitblerje të narkotikëve

Ferizaj, 22 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, rreth orës 06:50, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, i njëjti  ka poseduar pa autorizim dhe me qëllim shitje dhe shpërndarje substancë narkotike të dyshuar si kokainë, në atë mënyrë që policia pasi ka ndaluar për kontroll veturën e tipit “Nissan Navara” me targa suedeze, në ulësen mbrapa nga ana e majtë, është gjetur një pako e cigareve me mbishkrim “Winston, ku në brendësi të saj kishte qenë një qese najloni, ngjyrë e kaltër me substancë pluhur e bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 38.62 gram , e cila është sekuestruar nga policia, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 1 sipas KPRK-së.

I pandehuri që nga data 21 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.