Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër një personi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Prishtinë, 16 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike.