Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndalon një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale Krime Lufte

Prishtinë, 25 shkurt 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar  D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.