Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndalon një person për spiunazh

Prishtinë, 26 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person.

I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.