Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale: vrasje e rëndë

Prishtinë, 1 shtator 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit I.A.

Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të  vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.