Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri, për veprën penale Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope

Prishtinë, 27 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.J.

Për të pandehurin G.J. ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale  “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope”, nga neni 273, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.