Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 30 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.