Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 16 pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

Prishtinë, 23 tetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve.

Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K,  I.K,  P.K,  A. D,  D.K,  B.K,  A.S,  V.T,   A.G,  H. Xh,  M. K,  D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje.

I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale:  Shpëlarja e parave.

Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të pa autorizuar të armëve.

Në këtë rast janë konfiskuar:

  • Pajisje elektronike ,
  • Para të gatshme dhe para në llogaritë bankare ,
  • Tokë me sipërfaqe prej 1285 m,
  • Shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2   , si dhe
  • 6 banesa.