Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar dy të pandehur lidhur me veprat penale: Hyrje ne sistemet kompjuterike, Mashtrimi dhe Shpërlaja

Prishtinë, 13 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.  

Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së. 

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura.