Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Njoftim për opinionin publik nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 22 korrik 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social  Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.

Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër.