Share on

Facebook

Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadorja e Izraelit diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 27 mars 2025  – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadorja Ziv kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e partneritetit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Izraelit.