Share on

Facebook

Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadori i Francës diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 7 mars 2025  – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Gjatë këtij takimi,  Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale.