Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri dhe propozim për shqiptimin e dënimit me burgim ndaj tre të miturve

Prishtinë, 07 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R për shkak të veprës penale Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.