Prokuroria Speciale

Share on

Facebook

ARRESTOHEN DY PERSONA PËR PJESËMARRJE OSE ORGANIZIM I GRUPIT KRIMINAL TË ORGANIZUAR DHE DETYRIM

Prishtinë, 15 maj 2024 – Me kërkese të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”,  nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve.