Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Shfleto Sistemin

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 8 gusht 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij Komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për inkorporimin e rekomandimeve të Këshillit Prokurorial, për mundësinë e angazhimit të anëtarëve jo prokuror në Komisionet e KPK-së, si dhe, për rishikimin e skemës së kompensimit të anëtarëve të KPK-së në Rregulloret përkatëse.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe finalizimi i Rregullores për Transferimin dhe Avancimin e stafit administrative në sistemin prokurorial, një hap i rëndësishëm për menaxhimin e karrierës dhe zhvillimin profesional të stafit.

Për më tepër, u bë plotësim ndryshimi i vendimit të Komisionit për Çështje Normative për Themelimin e Grupit Punues për Draftimin e Rregullores për Themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore, me qëllim të rregullimit, funksionimit dhe koordinimit të hetimeve ndërmjet institucioneve të ndryshme.