Share on

Facebook

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE PRISHTINË

Prishtinë, 09 Maj 2025-  Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, më datë 09.05.2025, rreth orës 15:00  në  rrugën ”B’’ në Prishtinë,  ka ndodhur një rast i rëndë, ku një  (1) person mashkull ka humbur jetën, dhe trupi i pajetë është dërguar për në obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Lidhur me  këtë rast, Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.