Share on

Facebook

Komunikatë për Media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 21 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe iu është caktuar masa  e paraburgimit  në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve A.B dhe E.L., për  shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës të Republikës së Kosovës.

Andaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe garantimin e sundimit të ligjit, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në të gjitha rastet e veprave penale, në veçanti me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionit.