Share on

Facebook

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË

Prishtinë, 01 Maj 2025-  Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve,  Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit në zbatimin e masave të veqanta hetimore në rrugën ‘’Vatra’’ Tophane  në Prishtinë,  kanë arrestuar tre (3) persona për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 të KPRK-së,  dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ bazuar nga neni 269 i KPRK-së, si dhe një (1) person i dyshuar gjendet ende në arrati .

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si në vijim:

-Një (1) sasi e parave të valutave të huaja.

– Një (1) sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.

-Peshore  të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.

-Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme prej 4.4 gram.

-Dy (2) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.

-Shtatë (7) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.

-Dy (2) telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .

Tri (3) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.

-Nëntë (9) fishek. 

Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.

Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale.