Prishtinë, 23 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një punë hetimore duke i zbatuar masat e veqanta hetimore, Prokurori i shtetit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë arritur të identifikojnë një rrjet të personave të dyshuar për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ bazuar nga neni 267 dhe nenin 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në rastin konkret me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, dhe po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër (4) Kg e 945.27 gram, tre (3) telefona, dy (2) vetura, dy (2) pistoleta, gjashtëdhjetë e katër (64 fishek) si dhe para të gatshme rreth katër mijë (4,000) euro.
Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.
Hetimet vazhdojnë, në koordinim dhe bashkëpunim me Njësitet përkatëse po ndërmarrin masa hetimore për zbardhjen e rastit në tërësi.