Share on

Facebook

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 22.04.2025-  Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike.

Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.