Këshilli Prokurorial i Kosovës
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Sekretariati është organ administrativ profesional i themeluar në bazë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës Nr.03/L-224 dhe i riorganizuar me ndryshimet dhe plotësimet e të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës Nr.05/L-035.

Sekretariati udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm, departamentet udhëhiqen nga udhëheqësit e departamenteve, divizionet udhëhiqen nga udhëheqësit e divizioneve, zyrat udhëhiqen nga udhëheqësit e zyrave dhe administrata e prokurorive udhëhiqet nga administratori i prokurorisë.

Sekretariati përfshinë të gjithë personelin administrativ të cilët punojnë në Këshill dhe prokurori, me përjashtim të stafit të Kabinetit të Kryeprokurorit të Shtetit. 

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit udhëheq dhe përfaqëson Sekretariatin dhe është zyrtari më i lartë administrativ në sistemin prokurorial dhe është përgjegjës për administrimin e administratës së Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit zbaton politikat dhe vendimet e Këshillit dhe përfaqëson Sekretariatin në raport me  institucionet e tjera publike, qeveritare dhe joqeveritare dhe mban kontakte me institucionet e huaja në Kosovë, në kuadër të fushëveprimtarisë së tij, duke siguruar menaxhimin dhe funksionimin efektiv të Sekretariatit dhe administrimin e prokurorive, planifikimin e personelit administrativ dhe mbështetës të Sekretariatit dhe prokurorive.

 

Sami Istrefi
Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
E-mail: sami.istrefi@rks-psh.org 
Tel:fix: +383 (0) 38 200 66014 
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV

Njësia e Auditimit të Brendshëm 

Njësia e Auditimit të Brendshëm bën auditimet e parapara sipas planeve vjetore, në të cilat përfshihen auditimet e pajtueshmërisë, të cilat kryesisht mbulojnë proceset buxhetore, shpenzimet, të hyrat, paratë e gatshme, menaxhimin e pasurive, të dhënat për pasuritë dhe mirëmbajtjen e tyre, prokurimin dhe procedurat e zhvilluara për punë, furnizimet, shërbimet dhe auditimin e burimeve njerëzore.
Kjo njësi rekomandon gjithnjë masa organizative për të gjitha të gjeturat, në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe përcaktohet plotësisht përgjegjësia.

 

Zyrtari përgjegjës:

Beqir Dauti
Auditor i Brendshëm
E-mail: beqir.dauti@rks-psh.org
Tel.fix: +383 (0) 200 66012
Rr.“Luan Haradinaj”, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Njësia për Prokurim 

Njësia për Prokurim ka përgjegjësitë është përgjegjëse për organizimin e punës dhe aktiviteteve të prokurimit, duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi. 
Udhëheqësi i Njësisë së Prokurimit i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit.

 

 

Zyrtarja përgjegjëse:

Teuta Krasniqi
U.D. Udhëheqëse e Njësisë së Prokurimit 
E-mail: teuta.krasniqi@rks-psh.org 
Tel:fix: +383 (0) 38 200  66032
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV

Njësia për Komunikim Publik 

Njësia për Komunikim Publik prezanton transparencën dhe llogaridhënien e Këshillit Prokurorial, duke bërë prezantimin e informacionit të drejtpërdrejtë, të tërthortë dhe të përmbledhur nga veprimtarisë përfaqësuese dhe aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe mekanizmave të tij, si dhe bashkërendon veprimet e komunikimit publik në mes të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, duke propozuar politikat dhe planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.
Udhëheqësi i Njësisë për Komunikim Publik i raporton Kryesuesit për çështje profesionale, ndërsa Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit për çështje administrative.

 

 

Zyrtari përgjegjës:

Bedri Gashi 
U.D. Udhëheqës i Njësisë për Komunikim Publik
E-mail: bedri.gashi@rks-psh.org 
Tel.mob: +383 44 862 022
Tel.fix: +383 (0) 38 200 66011
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V.

Njësia e Paneleve Hetimore

Njësia e Paneleve Hetimore ofron ndihmë profesionale dhe administrative, duke mbështetur panelet hetimore për të hetuar shkeljet e supozuara të prokurorëve të shtetit dhe siguron zbatimin efikas të procedurave hetimore, shërbimeve të nevojshme për zbatimin e Ligjit dhe rregullores, mandateve dhe funksioneve të institucionit. 
Zyrtaret e Njësisë për Panele Hetimore i raportojnë Kryesuesit për çështje profesionale, ndërsa Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit për çështje administrative.

 

Zyrtaret përgjegjëse: 

Hasime Osmani-Vraniqi
Prokurore Disiplinore
E-mail: hasime.osmani@rks-psh.org 
Tel:fix: +383 (0) 38 200  66042
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V

Violeta Gashi-Kelmendi
Këshilltare Ligjore
E-mail: violeta.gashi.kelmendi@rks-psh.org
Tel:fix: +383 (0) 38 200  66043
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V

Iliriana Maloku-Krasniqi
Këshilltare Ligjore
E-mail: ilirjana.krasniqi@rks-psh.org
Tel:fix: +383 (0) 38 200  60167
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V

 

Njësia për Integrime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare 

Njësia për Integrime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare koordinon aktivitetet e njësive organizative të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit për bërjen e hulumtimeve, përgatitjen e raporteve dhe ofrimin e këshillave për çështjet e integrimit evropian dhe nën mbikëqyrjen e Kryesuesit të Këshillit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit  koordinon dhe konsultohet me institucionet përgjegjëse dhe me institucionet e tjera të jashtme përkatëse sipas nevojës për fushën e integrimeve evropiane, me qëllim të harmonizimit të prioriteteve dhe politikave.
Udhëheqësi i Njësisë për Integrime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i  raporton Kryesuesit, Kryeprokurorit të Shtetit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit.

 

Zyrtare përgjegjëse:

Margarita Gjocaj
U.D. Udhëheqëse e Njësisë për Integrime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Tel: +383 (0) 38 200 66046
E – mail: margarita.gjocaj@rks-psh.org  
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV.

Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të Këshillit

Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të Këshillit është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të Komisioneve të Përhershme të Këshillit për realizimin e mandatit të tyre, duke ndihmuar kryetarët e komisioneve të përhershme për hartimin e planeve për realizimin e mandatit ligjor të komisioneve, si dhe ndihmon për vlerësimin e performancës, hartimin e akteve nënligjore, administrimin e prokurorive dhe komisionet e tjera. 
Koordinatori i Komisioneve të Përhershme i raporton Kryesuesit të Këshillit për çështjet profesionale, ndërsa Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit për çështjet administrative.

 

Zyrtari përgjegjës:

Besim Kusari 
Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të Këshillit
Tel.fix: +383 (0) 38 200 66041
Email: besim.kusari @rks-psh.org  
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V.

Zyrtari Certifikues

Zyrtari Certifikues certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit dhe siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës, si dhe siguron që shpenzimi i parasë publike sipas kontratave publike bëhet në pajtim legjislacionin në fuqi dhe siguron që janë respektuar rregullat dhe dispozitat tjera ligjore gjatë inicimit dhe realizimit të aktiviteteve të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve.
Certifikimi i lëndëve është obligim ligjor, i cili realizohet në proces pune dhe raportohet në baza të rregullta.

 

Zyrtaret përgjegjëse:

Shqipe Lushtaku
Zyrtare Certifikuese
E-mail: shqipe.i.hoti@rks-psh.org 
Tel.fix: +383 (0) 200-66016
Rr.“Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V

 

Florentina Musliu-Mehmeti
Zyrtare Certifikuese
E-mail: florentina.mehmeti@rks-psh.org 
Tel.fix: +383 (0) 200-66016
Rr.“Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V.

Departamenti për Burime Njerëzore

Departamenti për Burime Njerëzore koordinon planifikimin e burimeve njerëzore në sistemin prokurorial dhe menaxhon procesin e planifikimit, rekrutimit, vlerësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, si dhe koordinon administrimin e dosjeve personale të prokurorëve dhe zyrtarëve të administratës, ofron shërbime për pagat, shtesat mbi pagë dhe të gjitha pagesat e tjera për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, duke zbatuar politikat dhe vendime e miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit, që përkojnë me fushëveprimtarinë e personelit dhe administratës. 
Në kuadër të strukturës organizative të këtij departamenti hyjnë Divizioni për Paga dhe Shërbime të Prokurorëve dhe Divizioni për Staf Administrativ.

 

Fehmi Zena
Udhëheqës i Departamentit për Burime Njerëzore
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
E-mail: fehmi.zena @rks-psh.org
Tel:fix: + 38 200 66010
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Paga dhe Shërbime të Prokurorëve

Divizioni për Paga dhe Shërbime të Prokurorëve menaxhon, koordinon dhe siguron ruajtjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi që rregullon çështjen e pagave në tërë sistemin prokurorial dhe është përgjegjës për menaxhimin e dosjes personale aktive dhe pasive të Prokurorit të Shtetit, duke krijuar katalogun e sistemit të dosjeve me përshkrim të hollësishëm të strukturës dhe mirëmbajtës së dosjeve, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi, si dhe përgatitë të dhëna statistikore për numrin e prokurorëve dhe njofton Këshillin për prokurorët, të cilëve u përfundojnë mandatet në vitin kalendarik dhe në vitin vijues, me qëllim të planifikimit me kohë të hapjes së konkursit dhe plotësimit të vendeve të lira.

 

Violeta Neziri
Udhëheqëse e Divizionit për Paga dhe Shërbime të Prokurorëve
E-mail: violeta.neziri @rks-psh.org
Tel:fix: +38 200 66031
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Staf Administrativ

Divizioni për Staf Administrativ siguron mbarëvajtjen e procedurave për punët juridike-administrative të personelit në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial, duke administruar kontratat e punës, aktemërimet dhe dosjet e personelit, përgatitjen e të dhënave statistikore për numrin dhe strukturën e të punësuarve dhe udhëheqjen e punëve që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të personelit administrativ nga marrëdhënia e punës. 

 

Brikena Luzha
Udhëheqëse i Divizionit për Staf Administrativ
E-mail: brikena.luzha@rks-psh.org
Tel:fix: +38 200 66030
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Departamenti për Buxhet dhe Financa

Departamenti për Buxhet dhe Financa propozon procedura të brendshme për menaxhimin dhe zbatimin e buxhetit dhe shpenzimeve për sistemin prokurorial, si dhe planifikon dhe siguron kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe buxhetin e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Po ashtu koordinon dhe mbikëqyrë planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve buxhetore dhe financiare të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, zbaton politikat dhe vendimet e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit që përkojnë me buxhet, financa dhe të hyra dhe siguron mekanizma për identifikim, planifikim dhe vlerësim të nevojave, duke bashkëpunuar dhe koordinuar çështjet buxhetore dhe financiare me Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel të Këshillit, si dhe bashkëpunon dhe koordinon auditimin e rregullt të buxhetit dhe financave nga njësitë përgjegjëse të auditimit brenda dhe jashtë institucionit. Në kuadër të strukturës organizative të këtij departamenti hyjnë Divizionin për Buxhet dhe të Hyra dhe Divizioni për Financa.

 

Suzana Pllana 
Udhëheqëse e Departamentit për Buxhet dhe Financa
E-mail: suzana.pllana@rks-psh.org
Tel:fix: + 38 200 66008
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Buxhet dhe të Hyra

Divizioni për Buxhet dhe të Hyra identifikon nevojat dhe vlerësimin e kostos buxhetore të aktiviteteve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit dhe përgatitë draftin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për sistemin prokurorial, si dhe draftin e Kërkesës Buxhetore për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit. Ky divizion menaxhon buxhetin sipas sistemeve përkatëse të brendshme dhe të jashtme dhe zbaton rregullat dhe instruksionet e tjera për planifikimin dhe rishikimin e buxhetit; ofron informata, bashkëpunon dhe koordinon proceset buxhetore me njësitë organizative të Këshillit, Prokurorit të Shtetit dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe rekomandon ndryshime të buxhetit vjetor.

 

Astrit Zhubi 

U.D.Udhëheqës e Divizionit për Buxhet dhe të Hyra

E-mail: astrit.zhubi @rks-psh.org

Tel:fix: + 38 200 66047

Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,

Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Financa

Divizioni për Financa përgatitë rrjedhën e parasë së gatshme për vitin vjetor fiscal dhe menaxhon zotimet dhe shpenzimet sipas sistemeve të brendshme dhe të jashtme për menaxhimin e financave për të gjitha programet buxhetore dhe kategoritë ekonomike të buxhetit të Këshillit, përfshirë edhe pasuritë jofinanciare në vlerë prej më shumë se 1,000 eurosh. Gjithashtu bënë barazimin e shpenzimeve për periudha të caktuara kohore dhe zbaton instruksionet dhe rregullat për menaxhimin e financave dhe auditimit, si dhe përgatitë draftin e pasqyrave vjetore financiare, raporte financiare periodike dhe raporte financiare sipas nevojës dhe kërkesave.

 

Nora Qerkezi

Udhëheqëse e Divizionit për Financa

E-mail: nora.qerkezi @rks-psh.org

Tel:fix: + 38 200 66018

Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,

Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Departamenti për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme

Departamenti për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme zbaton politikat dhe vendimet e miratuara nga ana e Këshillit dhe Sekretariatit, që përkojnë me fushëveprimtarinë e këtij departamenti, siç janë: menaxhimi efikas i dokumenteve zyrtare, i arkivit dhe i aktiviteteve të përkthimit dhe lekturimit, menaxhimi i pasurisë (aseteve), materialit shpenzues, orendive, pajisjeve, automjeteve, ndërtesave dhe pasurive të paluajtshme të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, udhëheqja, koordinimi, mbikëqyrja dhe sigurimi i logjistikës së nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit
dhe menaxhimi i hapësirave të punës dhe ndërtesave të Këshillit dhe prokurorive dhe mirëmbajtja e përgjithshme të tyre, duke përfshirë instalimet elektrike, gjeneratorët, sistemin e ngrohjes qendrore, instalimet e ujit dhe të ngjashme, si dhe planifikimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të transportit, logjistikës, mirëmbajtjes dhe sigurisë për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit. Në kuadër të strukturës organizative të këtij departamenti hyjnë Divizioni për Arkivim; Divizionin për Logjistikë dhe Mirëmbajtje; 
Divizionin për Siguri dhe Transport dheDivizionin për Përkthim dhe Lekturim.

 

Ardian Bajoku
U.D. Udhëheqës i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme
E-mail: ardian.bajoku@rks-psh.org
Tel:fix: + 38 200 66020
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizionin për Arkivim

Divizioni për Arkivim planifikon dhe koordinon aktivitetet për administrimin dhe arkivimin e dokumenteve në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, si dhe pranon, kontrollon, klasifikon dhe evidenton dokumentet, mbikëqyrë pranimin dhe dërgimin e postës dhe bënë shpërndarjen e lëndëve dhe akteve të ndryshme, ruan dokumentet zyrtare, ndan materialin e pavlefshëm të regjistraturës dhe bën dorëzimin e lëndës arkivore nga arkivi i regjistraturës në arkivin kompetent, pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre; kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore dhe mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e informatave.

 

Shqipe Hykolli
Udhëheqëse e Divizionit për Arkivim
E-mail: shqipe.hykolli@rks-psh.org
Tel:fix: + 038 200 66039
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Logjistikë dhe Mirëmbajtje

Divizioni për Logjistikë dhe Mirëmbajtje bën planifikimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të logjistikës, furnizimit dhe mirëmbajtjes së nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, si dhe koordinon mbështetjen logjistike për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, inventarizon dhe mirëmban pajisjet e punës, materialit të zyrës dhe furnizimin me karburante dhe realizon kërkesa për pajisje, inventar dhe furnizimin me materiale administrative, si dhe mirëmban sistemin e regjistrimit të pasurisë, regjistrimin dhe shifrimin e tërë inventarit, ndërtesat, pajisje dhe koordinon pranimin dhe shpërndarjen e mallit.

 

Avni Qerimi
Udhëheqës i Divizionit për Logjistikë dhe Mirëmbajtje
E-mail: avni.qerimi@rks-psh.org
Tel:fix: + 38 200 66050
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V, Prishtinë

Divizioni për Siguri dhe Transport

Divizioni për Siguri dhe Transport bën planifikimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të sigurisë dhe transportit për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit. Planifikon dhe organizon transportin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit dhe monitoron dhe garanton sigurinë fizike të objekteve dhe pajisjeve, si dhe mban regjistra dhe raporton për shpenzimet e transportit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

 

Fetah Salihu
Udhëheqës i Divizionit për Siguri dhe Transport
E-mail: fetah.salihu@rks-psh.org
Tel:fix: + 38 200 66022
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kati VI, Prishtinë

Divizioni për Përkthim dhe Lekturim

Divizioni për Përkthim dhe Lekturim planifikon dhe koordinon aktivitetet e përkthimit në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit për gjuhët për të cilat kërkohet përkthimi përkatës; siguron përkthim profesional të materialeve të shkruara për Këshillin dhe siguron përkthim profesional të materialeve të vendosura në faqet zyrtare të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, si dhe siguron përkthim profesional simultan (në takimet e niveleve të ndryshme për Këshillin), në mënyrë që komunikimi zyrtar lidhur me gjuhët të realizohet sipas Kushtetutës dhe ligjit, siguron lekturim profesional të shkresave zyrtare, dokumenteve dhe materialeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit dhe pranon kërkesat për përkthim, i klasifikon dhe përgatit materialet përcjellëse.

 

 

Nora Dedi
Udhëheqëse e Divizionit për Përkthim dhe Lekturim
E-mail: nora.dedi@rks-psh.org
Tel:fix: +38 200 66037
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,
Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtinë

Departamenti për Teknologji Informative

Departamenti për Teknologji Informative udhëheqë dhe koordinon zbatimin e aktiviteteve të teknologjisë informative për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, si dhe bën planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve të tjera harduerike, duke zbatuar politikat dhe vendimet e miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me fushëveprimtarinë e teknologjisë informative. Ky departament mbikëqyrë dhe ofron mbështetje për përdorimin e teknologjisë informative në sistemet elektronike të menaxhimit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Në kuadër të strukturës organizative të këtij departamenti hyjnë Divizioni për Infrastrukturë (rrjet dhe server) dhe Divizioni për Sisteme Elektronike (softuer).

 

Nexhat Haziri 
Udhëheqës i Departamentit për Teknologji Informative 
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
E-mail: nexhat.haziri@rks-psh.org 
Tel:fix: + 38 (0) 200 66007
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Infrastrukturë (rrjet dhe server)

Divizioni për Infrastrukturë (rrjet dhe server) bën administrimin e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve kompjuterike në sistemin prokurorial dhe planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve të tjera harduerike në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, si dhe administrimin, konfigurimin dhe menaxhimin e sistemit të serverëve, menaxhimin dhe administrimin me DataCenter, përfshirë përpilimin dhe implementimin e planit për Backup dhe rikuperim në rast të fatkeqësive natyrore. 

 

Fidaim BEKA
Udhëheqës i Divizionit për Infrastrukturë (rrjet dhe server)
Email: fidaim.beka@rks-psh.org
Tel.fix: +383 (0) 38 200 66009
Rr.“Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V, Prishtinë

Divizioni për Sisteme Elektronike (softuer)

Divizioni për Sisteme Elektronike (softuer) bën planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e nevojave për sisteme dhe komponentë softuerikë, përgatitjen e kërkesave funksionale dhe jofunksionale të sistemeve softuerike të planifikuara për përdorim në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, përcaktimin e arkitekturës, dizajnit dhe programimit të sistemeve softuerike, ofrimin e mbështetjes në përzgjedhjen e sistemeve softuerike, instalimin e tyre dhe përkrahjen teknike për përdorimin e tyre, duke ofruar trajnime dhe përgatitur manualet e përdorimit, si dhe  ofron përkrahje teknike për përdorimin e kompjuterëve dhe sistemeve softuerike për  përdoruesit fundorë (Helpdesk). 


Ilir Hetemi
Udhëheqës i Divizionit për Sisteme Elektronike (softuer) 
E-mail: ilir.hetemi@rks-psh.org
Tel.fix: +383 (0) 38 200 66009
Rr.“Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati V, Prishtinë

Departamenti Ligjor

Departamenti Ligjor ndihmon në hartimin e draftakteve të ndryshme ligjore të nevojshme për rregullimin e çështjeve të caktuara që ndërlidhen me punën e Sekretariatit dhe prokurorive dhe  ofron mbështetje ligjore për hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, si dhe ofron mbështetje ligjore për hartimin e legjislacionit sekondar, sigurimin e respektimit të teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit, sigurimin e përafrimit të legjislacionit të Këshillit me ligjet e tjera në fuqi. Ky departament ndihmon edhe në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, përmes dhënies së mendimeve profesionale dhe këshillave juridike, rekomandimeve profesionale dhe analizave ligjore me qëllim të nxjerrjes dhe zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit e përfaqëson Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit në kontestet gjyqësore dhe ofron mbështetje profesionale për komisionet e Këshillit për hartimin dhe sigurimin e zbatimit të strategjive dhe planeve të veprimit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Në kuadër të strukturës organizative të këtij departamenti hyjnë Divizioni për Çështje Ligjore dhe Mbështetje të Komisioneve të Këshillit dhe Divizioni për Përfaqësim Ligjor.

 

Saranda Sokoli
U.D.Udhëheqëse e Departamentit Ligjor
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
E-mail: nexhat.haziri@rks-psh.org 
Tel:fix: +38 (0) 200 66034
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë 

Divizioni për Çështje Ligjore dhe Mbështetje të Komisioneve të Këshillit

Divizioni për Çështje Ligjore dhe Mbështetje të Komisioneve të Këshillit ofron mbështetje në draftimin e rregulloreve, udhëzimeve administrative, memorandumeve apo çfarëdo akti tjetër nënligjor, në kuadër të mandatit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, si dhe ofron mbështetje profesionale për njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, përmes ofrimit të këshillave ligjore apo hulumtimeve, sipas kërkesave të tyre dhe harton shkresa të ndryshme për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit  dhe përgatitë të gjitha materialet për takime të Këshillit, përfshirë hartimin e vendimeve të dala nga takimet e Këshillit dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për komisionet e përhershme dhe të përkohshme të Këshillit, përmes ofrimit të këshillave ligjore apo hulumtimeve, si dhe bashkëpunon me Koordinatorin e Komisioneve të Përhershme për hartimin e planit të punës dhe të raporteve të komisioneve të përhershme të KPK-së.

 

Ermelanda Merdita
U.D.Udhëheqëse e Divizionit për Çështje Ligjore dhe Mbështetje të Komisioneve të Këshillit 
E-mail: ermelanda.merdita@rks-psh.org 
Tel:fix: +38 (0) 38 200 66014
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, Objekti i Këshillit Prokurorial, kati IV, Prishtinë

Divizioni për Përfaqësim Ligjor

Divizioni për Përfaqësim Ligjor përfaqëson Këshillin në të gjitha kontestet, duke përfshirë ato gjyqësore, administrative apo çfarëdo përfaqësimi tjetër në procedura kontestimore dhe bën hartimin i shkresave të ndryshme për përfaqësim në konteste gjyqësore, pastaj shqyrtimin, analizimin dhe ndërmarrjen e veprimeve brenda afateve ligjore në përpilimin e shkresave në kontestet të ndryshme gjyqësore dhe përditësimin e databazës sa u përket lëndëve aktive dhe pasive, të përfaqësuara në gjykatë.