Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Zëvendëskryesuesi Shabani, pjesë e takimit koordinues me partnerët zhvillimorë

Prishtinë, 2 nëntor 2022 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani (KPK), i shoqëruar nga U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, morën pjesë në takimin koordinues me partnerët zhvillimorë për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, ku përveç përfaqësuesve vendorë, morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët e sistemit të drejtësisë, takim ky, i cili u mbajt në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet institucionale për mbështetje nga partnerët zhvillimorë, të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit.

Me këtë rast, Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, falënderoi partnerët zhvillimorë, duke thënë se ky takim koordinues ka për qëllim që të krijojë mundësinë e diskutimeve të përbashkëta lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon sistemi i drejtësisë, prioritetet e punës dhe objektivat strategjikë, nevojat për mbështetje dhe koordinimin e aktiviteteve, të cilat pashmangshëm do të mundësojnë avancimin e proceseve kryesore edhe në sistemin prokurorial.