Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Zëvendës kryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, merr pjesë në takimin Komitetit Drejtues për  Strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026

Prishtinë, 13 maj 2024 – Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jehona Grantolli, së bashku me K ryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Alber Zogaj dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë sot pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026, ku është aprovuar raporti mbi zbatimin e kësaj Strategjie nga akterët e përfshirë në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Zëvendëskryesuesja Grantolli, në fjalën e saj ka thënë se ë shtë gjithmonë nderë që të takohemi në këtë nivel përmes këtij mekanizmi kaq të rëndësishëm për sektorin e drejtësisë ku në çdo takim të këtij formati kemi pasur mundësinë që të diskutojmë sukseset që kanë arritur institucionet tona, aktivitetet që kemi përmbushur dhe t’u gjejmë zgjidhje sfidave me të cilat jemi ballafaquar gjatë periudhës përkatëse që mbulon Strategjia për sundimin e ligjit dhe plani i saj i veprimit.

‘’Edhe këtë periudhë raportimi që ka përfshirë vitin 2023, është vërejtur një angazhim i shkëlqyeshëm nga të gjitha institucionet e përfshira në zbatimin e kësaj strategjie. Kjo dëshmohet nga raporti për zbatimin e planit të veprimit që do të prezantohet sot, ku sukseset dhe të arriturat janë të dukshme për të gjitha institucionet’’, ka potencuar Grantolli.

Po ashtu, ajo ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, si një ndër akterët kryesor të këtij procesi, ka një sërë aktivitetesh të parapara për këtë tre vjeçar sa përfshin plani i veprimit.

Andaj, e them me mburrje se niveli i zbatueshmërisë për këtë vit nga KPK-ja, ka arritur 57% të aktiviteteve që i kemi të parapara dhe 28% i kemi në proces. Këtë sukses e ndajmë me të gjitha institucionet e përfshira në këtë strategji për punën dhe bashkëpunimin e arritur’’, është shprehur Grantoli.

Po ashtu, Grantolli ka theksuar se jemi angazhuar edhe në drejtim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies. ‘’Kryeprokurorët e prokurorive kanë raportuar në Këshill në baza tre mujore me shkrim dhe fizikisht dhe të gjitha raportet e tyre tre mujore do të publikohen në uebportalin e sistemit prokurorial. Kemi përzgjedhur Kryeprokurorët e Prokurorisë Speciale, PTH Prishtinë dhe Gjakovë. Kemi finalizuar përzgjedhjen e 2 drejtorëve të administratës, atë të Sekretariatit të Këshillit dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë’’ ka thënë zëvendëskryesuesja Grantolli.

Për fund, Jehona Grantolli, ka theksuar se jemi në proces të finalizimit të akteve nënligjore që dalin nga Ligji për zyrtarët publik me qëllim të sistematizimit të pozitave në sistemin prokurorial, si dhe, kemi edhe shumë procese të rëndësishme që na presin në muajt në vazhdim e për të cilat angazhimi nuk do të mungojë aspak.