Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Vlerësohet angazhimi për implementimin e SMIL-it

Prishtinë, 15 dhjetor 2022 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani, ka pritur në takim Udhëheqësin e Sekretariatit Ndërkombëtar në Administratën Gjyqësore të Norvegjisë, Iwar Arnstad, me të cilin ka biseduar për Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve – SMIL.

Me këtë rast, Zëvendëskryesuesi Shabani ka njoftuar mysafirin nga Norvegjia me punët dhe angazhimin e realizuar dhe atë që pritet të realizohet deri në implementimin e plotë të SMIL-it, duke e falënderuar Mbretërinë e Norvegjisë për ndihmën e dhënë për implementimin e këtij projekti.

Në anën tjetër, z. Arnstad e ka vlerësuar punën dhe angazhimin e sistemit prokurorial të Kosovës në implementimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e institucioneve që përfaqësojnë për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të interesit të përbashkët edhe në të ardhmen.