Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Sqarim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 17 mars 2022 – Pas shkrimit të publikuar në mediumin “Paparaci.com”, me titull “Kokë me më kokë me ‘kriminelin’—lidhjet e prokurorit Armend Hamiti me Shaban Kilaj”, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se është duke e analizuar përmbajtjen e shkrimit që atakon prokurorin në fjalë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës pret që autoriteti kompetent të ndërmarrë veprime në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore për Prokurorë dhe Gjyqtarë dhe nëse ka shkelje eventuale ligjore, KPK-ja do të veprojë në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.