Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Sistemi prokurorial vazhdon dhurimin vullnetar të gjakut

Prishtinë, 25 tetor 2020 –Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucioni i Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut në kuadër të dhurimit të rregullt vullnetar të gjakut organizuan një aksion, me ç’rast ftesës për dhurim iu përgjigjën një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të sistemit prokurorial.

Një bashkëpunim i tillë në mes të sistemit prokurorial dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut vazhdon për vite të tëra, duke organizuar dhe realizuar akte të tilla humane, që shpëtojnë jetë njerëzish.

Me këtë rast, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, vlerësoi iniciativën e dhurimit të gjakut nga ana e sistemit prokurorial, duke falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut.