Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Ofrojnë dorëheqje 10 prokurorë të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës

Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.