Prishtinë, 23 prill 2025 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga z. Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), znj. Laura Pula, drejtoresha e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJSHPP), znj. Arta Kelmendi, udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), z. Nexhat Haziri, si dhe stafi administrativ i SKPK-së.
Sipas agjendës së paraparë, gjatë këtij takimi u shqyrtuan analiza lidhur me numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe analiza për numrin e nevojshëm të prokurorëve në tërë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, anëtarët e Komisionit miratuan të dy analizat (me një rekomandim të veçantë për analizën që ka të bëjë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë), të cilat do të procedohen për miratim në një nga takimet e ardhshme të KPK-së.