Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i tetë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 3 nëntor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka kryesuar takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Maloku falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe të gjithë akterët e përfshirë në realizimin e aktiviteteve të deritashme, duke theksuar aktivitetet kryesore që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti në mbështetje të sistemit prokurorial gjatë periudhës korrik-shtator 2022.

Takimi ka vazhduar më miratimin e Raportit të gjashtë tremujor për realizimin e aktiviteteve të projektit, ndërsa janë prezantuar raporti i shtatë tremujor për periudhën korrik-shtator 2022 dhe Plani i punës së projektit për tremujorin e fundit të vitit 2022.

Projekti EUKOJUST mbështet sistemin e drejtësisë, financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Konsorciumi mes IRZ-së (Gjermani), CILC-it (Holandë) dhe Ministrisë së Drejtësisë së Kroacisë dhe ka për qëllim kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.