Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 30 shtator 2022 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Me këta rast, ky Komision diskutoi lidhur me mbajtjen e takimit me të gjithë administratorët e prokurorive për të diskutuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me administrimin e prokurorive, me fokus të veçantë në zbatimin e SMIL-it dhe përputhshmërinë e regjistrave të lëndëve.

Gjithashtu, Komisioni u njoftua shkurtimisht lidhur me vizitën e Grupit monitorues për zbatimin e SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Gjakovës,  si dhe për të gjeturat gjatë këtij monitorimi.

Në përfundim u theksua se së shpejti do të hartohet një raport i detajuar, i cili do t’i dërgohet Kryeprokurorit dhe Administratorit të kësaj prokurorie, së bashku me planin e veprimit për adresimin e të gjeturave.