Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 6 dhjetor – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është diskutuar për mënyrën e regjistrimit të rasteve të nxitjes së urrejtjes dhe LGBTI. Janë diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për të siguruar se raportimi i statistikave është i saktë dhe i avancuar. Në takim u tha se me funksionalizimin e plotë të SMIL-it kjo çështje lidhur me këto vepra penale si dhe veprat tjera do të rregullohet në tërësi.

Po në këtë takim u diskutua “Raporti me Rekomandime për Përmirësimin e Mbledhjes dhe Analizës së Statistikave për të Monitoruar Punën dhe Performancën e Prokurorive”. Ky raport u hartua bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) nga projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë – Projekti KoSEJ II i Këshillit të Evropës. Në fund të këtij takimi u pajtuan që përfaqësues të Komisionit, SKPK-së dhe NJSHPP-së të mbajnë takim me ekspertët e projektit KoSEJ II për të diskutuar të gjeturat dhe rekomandimet e raportit në fjalë. </p