Prishtinë, 19 mars 2025 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë prokurorja Laura Pula (ZKPSH), prokurori Admir Shala (PSRK), Drejtoresha e NJSHPP-së, Arta Kelmendi dhe Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në SKPK, Nexhat Haziri dhe Udhëheqës i Divizionit për Sisteme Elektronike, Ilir Hetemi.
Në takimin e sotëm është prezantuar analiza për numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe e njëjta është aprovuar dhe do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në vijim të takimit është formuar Grupi i përbashkët punues i KPK-së dhe Policisë së Kosovës për trajtimin e të gjeturave të identifikuara gjatë shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe po ashtu është formuar edhe grupi punues për trajtimin dhe avancimin e shablloneve të SMIL-it.
Gjithashtu, anëtarët e këtij Komisioni miratuan edhe agjendën e planifikuar për të zhvilluar vizitat nëpër prokuroritë e vendit për monitorimin e zbatimit të SMIL-it dhe po ashtu janë prezantuar raporte statistikore, të cilat gjenerohen nga SMIL-i.