Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i parë i përbashkët ndër-institucional

Prishtinë, 28.10.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkërendim me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë mbajtur sot takimin e parë të përbashkët ndër-institucional.

Ky takim, ishte një platformë pikënisëse për të diskutuar dhe shqyrtuar mundësitë e një qasje të përqendruar dhe dakorduar ndër-institucionale për të vënë në lëvizje një nismë të përbashkët ligjore dhe rregullative.

Kjo nismë mëton t’i adresojë çështjet që kanë dalë nga Raporti për vendin i Komisionit të Bashkimit Evropian, Strategjia për Sundimit e Ligjit si dhe rekomandimet e Opinionit të Komisionit të Venecias.

Institucionet janë pajtuar që të vazhdojnë takimet. </p