Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 10 prill 2025 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë prokurorët Bahri Hyseni dhe Ilir Morina.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative aprovuan procesverbalin i takimit të mëparshëm, të datës 27 mars 2025.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative diskutuan dhe shqyrtuan draftin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores 02/2021 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit. Gjatë diskutimeve, u inkorporuan disa komente dhe sugjerime të pranuara të cilat synojnë të përmirësojnë dispozitat ekzistuese, dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe transparent për transferimin dhe avancimin e prokurorëve.