Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 21 nëntor 2022 –  Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës sipas agjendës së paraparë.

Gjatë takimit të sotëm, Komisioni për Çështje Normative shqyrtoi dispozitat e draftit të Rregullores për Rekrutimin dhe Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorëve Profesionalë, i cili parasheh mënyrën, kriteret dhe procedurën e rekrutimit të bashkëpunëtorëve profesionalë në sistemin prokurorial.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit, potencuan se përmes këtij drafti të rregullores do të realizohet një procedurë me efikase dhe më profesionale për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë.

Ky draft i rregullores do të vazhdojë të shqyrtohet nga ana e anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative edhe gjatë ditëve në vijim gjer në draftimin e tij përfundimtar.