Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 18 gusht 2022 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, Komisioni diskutoi për vizitën e Grupit punues për monitorimin e zbatimit të SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku u prezantua raporti me të gjeturat, me ç’rast u diskutua për mënyrën e zbatimit, kontrollin e përdorimit të SMIL-it dhe cilësinë e të dhënave, si dhe rekomandimet e ndryshme për ngritjen e efikasitetit në punë.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan lidhur me hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin për të siguruar përdorim të plotë dhe të saktë të SMIL-it në të gjitha prokuroritë e Kosovës.

Në fund, Komisioni diskutoi lidhur me angazhimin e stafit në regjistrimin e lëndëve në SMIL, përfshirë punën e tyre jashtë orarit.