Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet Takimi  i 251-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 1 gusht 2024 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 251-të, në të cilin diskutoi dhe miratoi pikat sipas rendit të ditës. Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si në vijim, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:

– Themeloi Panelin Hetimor ndaj dy (2) prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren;

– Miratoi Raportin e Grupit punues për shtesat e anëtarëve të KPK-së dhe angazhimin e anëtarëve jo prokurorë nëpër komisione, së bashku me rekomandime, me ç’rast do të themelohen dy komisione të përhershme;

– Miratoi Raportin vjetor për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2023;

– Formoi Grupit punues për hartimin e Planit Strategjik 2025-2027 dhe

– Miratoi katër (4) raporte përfundimtare të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për Grupin I, II dhe një prokuror të Grupit IV, si dhe Raportin përfundimtar të vlerësimit të parregullt për një prokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.