Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i 224-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 20 dhjetor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 224-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.

Takimi ka filluar me plotësim-ndryshimin e agjendës dhe me miratimin e procesverbaleve të takimit 221, 222 dhe 223 të KPK-së.

Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për avancimin e përhershëm të një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda, me ç’rast, Këshilli ka marrë vendim për shpalljen e brendshme sipas kërkesës së lartcekur.

KPK gjatë këtij takim ka marrë vendim për shfuqizimin e Vendimit të datës 21 tetor 2022, për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe nga nesër e mërkurë, 21 dhjetor 2022, puna në këto dy prokurori do të fillojë me kapacitete të plota.

Në fund të takimit, Këshilli miratoi pjesërisht raportin për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm, duke miratuar kështu edhe një kundërshtim të paraqitur kundër këtij raporti.