Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Kryesuesi Maloku: Jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Zyrës së BE-së për sistemin prokurorial

Prishtinë, 10 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Këshilltarin për Politika në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Mats Persson.

Kryesuesi Maloku dhe Këshilltari Persson diskutuan për aktivitetet e zhvilluara dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të dyanshëm mes sistemit prokurorial dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në këtë aspekt, Kryesuesi Maloku, tha se sistemi prokurorial është mirënjohës dhe falënderues ndaj Zyrës së BE-së për mbështetjen e ofruar përgjatë viteve të kaluara dhe këtij viti vijues, duke thënë se kjo ndihmë ka pasur ndikime dhe efekte të rëndësishme në punën dhe veprimtarinë e zhvilluar në kuadër të KPK-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Nga ana tjetër, Këshilltari për Politika në Zyrën e BE-së, Mats Persson, ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në proceset e reja për avancimin e mëtejshëm të sistemit prokurorial.